Në këtë orë falet namazi i Kurban Bajramit
Publikuar:
(07.07.2022 12:39:59)

BIK ka njoftuar se Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:43 të mëngjesit me 9 korrik.
Kjo u bë e ditur në njoftimin e BIK-ut.
“Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.43 min, të cilit do t’i prijë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Buhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava”.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua ka uruar festë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë./SHQIIP.com