Në këtë lokacion të veçantë Arbri dhe Dafina realizuan fotosesionin e martesës

Futbollisti i njohur i përfaqësues së Kosovës, Arbër Zeneli ka kurorëzuar dashurinë me martesë.
Ai dhe Dafina Hyseni shkëlqyen me paraqitjen e tyre, Arbri me kostum të zi e Dafina me fustan të bardhë.
Mbi të gjitha ata habitën me lokacionin që zgjodhën për t’i realizuar fotot e veçanta të dasmës.
Çifti kanë zgjedhur Kullën e Isa Boletinit në pjesën veriore të Kosovës.
A post shared by Norik Uka (@norikuka)
Kulla ka një domethënie historike. E ndërtuar në shekullin e XIX-të, ajo simbolizon qëndresën shqiptare. Nga viti 2015, eshtrat e heroit Isa Boletini pushojnë saktësisht në dheun e rrënjëve të tij, në Boletin të veriut të Kosovës.
Ata kanë zgjedhur mjeshtrin e aparatit, fotografin Norik Uka për realizimin e fotografive në një lokacion shumë të veçantë./Shqip.com
A post shared by Norik Uka (@norikuka)