Në Junik numërohen të gjitha votat, fiton Ruzhdi Shehu i LDK-së
Publikuar:
(14.11.2021 20:55:51)

Në Junik nga 100 për qind e votave të numëruara ka fituar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ruzhdi Shehu, kundër Agrion Kuçit të AAK-së.
Shehu ka fituar 1 mijë e 199 ose 50,61 për qind dhe 1 mijë e 170 vota ose 49,39 për qind.
Juniku është njëra nga komunat më të vogla në Kosovë, që është qeverisur nga AAK-ja.
