Në Inspektoratin Policor të Kosovës nga pesë drejtorë, katër prej tyre janë ushtrues detyre

Këta e ka konfirmuar në një prononcim për Shqip.com, Kushtrim Hodaj- Kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ai thotë se Qeveria ka kërkuar që të pezullohen procesin e aplikimit.
‘’Qeveria ka kërkuar që të pezullohet procesi deri sa të bëhet vlerësimi i të proceseve rekrutuese, ne e kemi pezulluar , dhe procesi ka mbetur pezull’’ ka thënë Hodaj për Shqip.com
Hodaj po ashtu ka thënë se pasi ky proces është pezulluar, prej 5 drejtorëve 4 janë ushtrues detyre ndërsa po ashtu edhe 14 udhëheqës të dikastereve janë ushtrues detyre momentalisht.
‘’Prej momentit të pezullimit të procesit, 18 zyrtarë janë ushtrues detyre, prej tyre 4 janë drejtorë, dhe 14 janë udhëheqës të dikastereve’’ thotë Hodaj.
Sipas Hodaj për shkak të kësaj po ka vështirësi në punë por që koordinim me Ministrinë duhet të formojmë komisione.
‘’Jemi në koordinim me Ministrinë dhe shumë shpejt do të gjejmë një zgjidhje’’ thotë Hodaj.
Ai thotë se këta po funksionojnë në këtë pozitë që afro 1 vjet, prej prillit të vitit të kaluar./Shqip.com