Lajme

Në Graqanicë, ua mori 30 mijë euro në këmbim që të fitonin grante nga ministria

Euro

Në Graqanicë është raportuar se një person ka marr 30 mijë duke ju premtuar tre personave që do të përfitonin grante nga njëra Ministri në Kosovë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur disa ditë më herët dhe është raportuar ditën e diele me 10 prill.

Policia e Kosovës.

“Tre ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili u kishte marr para në këmbim që ata të përfitonin grante nga një ministri e Republikës së Kosovës. Vlera e pareve të marra nga i dyshuari, është mbi 30 mijë euro. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport.

PK gjithashtu ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./Shqip.com