Lajme

Në Graçanicë protestohet kundër vendimit të Qeverisë kërkohet shfuqizimi i vendimit për gjyqtaren serbe

Përveç komunës së Mitrovicës së Veriut edhe në Graçanicë sot është protestuar  kundër vendimit të institucioneve kosovare për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Gjithashtu në këtë protestë është kundërshtuar edhe vendimi për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Svetanoviq e cila ishte takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Këshillin e Sigurisë në Beograd.

Kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç ka kërkuar mbrojtjen nga ndërkombëtaret ngase sipas tij në Prishtinë nuk ka vullnet që të dëgjohen kërkesat legjitime të serbëve.

“Vendimi për ta pamundësuar votimin e serbëve dhe suspendimi i kryetares së gjykatës në Mitrovicë Liljana Stefanovic është edhe një dëshmi shtesë e planit të qartë të qeverisë së Kosovës. Me këtë protestë kërkojmë që të ndalet dhuna institucionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Në ditët e ardhshme do të kemi konsultime me Vuçiqin dhe të marrim vendime”, tha ai.

Më 3 prill 2022, Serbia mban zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Ndryshe përveç suspendimit të gjyqtares në Kosovë ka filluar edhe një hetim ndaj pesë eprorëve të policisë të cilët gjithashtu morën pjesë në një takim i cili ishte thirrur nga një shtet i cili vazhdon të mos e njoh Kosovën.  Shqip.com