Në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, në QKUK vendosen 996 stenta

996 stenta janë vendosur te pacientët gjatë pjesës së parë të vitit 2021 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell Shqip.com.
Përmes njoftimit, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se brenda gjashtë muaj janë kryer edhe një mijë e 736 procedura të koronagrafisë.

“Kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur 996 stenta te pacientët, gjatë pjesës së parë të vitit 2021. Në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, ShSKUK ka treguar se pas qetësimit të situatës me COVID-19, Kardiologjia Invazive po kryen edhe rastet e planifikuara të koronarografive dhe stentimeve./SHQIP.com
/Shqip.com