“Në çdo fjalim thotë rroftë e qoftë Altin Dumani”, Berisha nga Puka: Po të mos ishte mercenari i SPAK, Veliaj do dukej lule para Ramës
Publikuar:
(21.04.2025 14:52:25)

Nga takimi me qytetarët në Pukë, Sali Berisha nuk i kurseu ‘sulmet’ ndaj kryeprokurorit Altin Dumanit, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Po të mos kishte mercenar Dumanin, Erioni do dukej lule në krahasim me Edi Ramën. Ua them unë ju, prandaj në çdo fjalim rroftë e qoftë Altin Dumani.
Ne merremi me problemet tona. Me 12 maj ndahen dy epoka dhe dy morale. Ka 12 vjet nuk mbron dot një arritje të tij se në çdo arritje ka nga një vjedhje“-u shpreh Berisha.
/Shqip.com