Lajme

Ndryshime në Qeveri? Rama bën dalje urgjente për mediat

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe po mban një fjalim, në një takim që ka ngjallur interes të madh politik mes zërave për një riformatim të mundshëm të kabinetit qeveritar, pas protestave 61 ditore që kanë përfshirë vendin.

Megjithatë, takimi vjen në një moment kur në qarqet politike po flitet për ndryshime të mundshme në qeveri.

Pritet që gjatë fjalës së tij ose në përfundim të mbledhjes, Rama të japë detaje mbi vendimet që do të merren dhe nëse do të ketë lëvizje në kabinetin qeveritar.

©Shqip.com