“Ndjehem e kërcënuar nga Donaldi”, Monika befason me deklaratën

Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP” ka filluar me diskutime të ashpëra.
E gjithë kjo pasi që gjatë javës Iliri dhe Donaldi kanë pasur një përplasje të ashpër me njëri-tjetrin teksa po përpiqeshin që të mësonin koreografinë.
Produksioni ka shfaqur klipin me situatat jo fort të mira mes dy banorëve, ku janë përfshirë edhe banorët tjerë.
Arbana Osmani ka pyetur nëse kishte banor tjetër që është ndjerë i kërcënuar nga Donaldi, ashtu siç u shpreh Arditi.

“Po unë jam ndjerë e kërcënuar, edhe Paloma javën e kaluar”, u shpreh Monika.
Pas kësaj ka reaguar edhe Arditi, i cili ka thënë së një gjë e tillë nuk është e lejuar me kontrate dhe po ndikon keq te ata.
Ai tha për disa momente nuk është ndier mirë dhe ka shku me flejte.
Ndërsa në fund Arbana ka kërkuar nga Donaldi që të këtë kujdes nga toni i zërit dhe mënyra se si drejtohet tjerëve./SHQIP.com