Kulturë Kino

Ndërron jetë Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit. Redaktorja e filmave është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Kush ishte Atalanta Pasko?

Ajo ka lindur më 23 Prill të vitit 1951 në Tiranë. Familja e saj e kishte origjinën nga Çamëria. Ai nisi punën në moshën 21-vjeçare në Kinostudio “Shqipëria e re” në montazg. Pas një specializimi të shkurtër, montoi filmat e parë dokumentarë si “Dhuruesit e jetës” dhe Higjienë” me regji të Mit’hat Fagut, raporton Gazeta Shqiptare.

Pasko ka bërë montazhin e mbi 20 filmave artistikë si “Gjeneral gramafoni”, “Nusja dhe shtetrrethim”, “Radiostacioni”, “Apasionata”, “Fushë e Blertë, fushë e Kuqe”, “Treni niset në shtatë pa pesë” etj.

/Shqip.com