Ndërpritet seanca, Konjufca fton në takim shefat e Grupeve Parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar në takim nënkryetarët e këtij institucioni dhe kryetarët e grupeve parlamentare të partive që të mbajnë mbledhje për të diskutuar për procedimin e mëtutjeshëm të seancës së sotme plenare.
“Meqenëse u krijua kjo situatë, i thërras kryetarët e Grupeve Parlamentare për një konsultë në zyrën time”, ka thënë Konjufca.
Theksojmë se deputetët e opozitës kanë dalë para foltores së Kuvendit, duke pamundësuar vijimin e seancës në mënyrë normale.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi se derisa çështja e veteranëve të trajtohet nga Qeveria nuk do të ketë seancë normale në Kuvend.
Të njëjtin qendrim mbajtën edhe LDK-ja dhe AAK-ja.
Në seancë i pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti./Shqip.com