Lajme

Ndalohet futja e substancës narkotike në Qendrën Korrektuese

Kepucët ku po tentohej të futeshin substancat narkotike.

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë të shtunën është parandaluar futja e kontrabandës, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, SHKK ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në sallën e vizitave stafi për siguri ka zbuluar në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive është gjetur një substancë e dyshuar narkotike.

Substanca narkotike e konfiskuar.

“Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, rreth orës 10:35, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre. Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, SHKK ka theksuar se i burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara atletet sportive, është veçuar dhe është inicuar procedurë disiplinore.

Kepucët ku po tentohej të futeshin substancat narkotike.

“I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara  atletet sportive është veçuar dhe ndaj tij  është iniciuar procedurë disiplinore.

Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, njofton tutje SHKK./SHQIP.com