Rozë Ndërkombëtar

Ndahen Shawn Mendes dhe Camila Cabello

Shawn Mendes dhe Camila Cabello

Çifti i njohur, Shawn Mendes dhe Camila Cabello i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Instagram, ku treguan se pavarësisht ndarjes, ata do të vazhdojnë që të mbesin shokë.

“Përshëndetje njerëz, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies tonë romantike, por dashuria jonë për tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë”, fillon deklarata.

“Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë te jemi miq të mirë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të lëvizur përpara. Camila dhe Shawn”.

Dyshja nisën lidhjen në korrik të vitit 2019, teksa kanë qenë ndër çiftet më të komentuara në periudhën e pandemisë.

Ata së bashku kanë realizuar disa hite përfshirë: “Senorita” dhe “I know what you did last summer”./SHQIP.com