Ndahen një milion euro nga Ministria e Mjedisit për tri projekte në Suharekë
Publikuar:
(06.05.2022 16:53:14)

Janë ndarë një milionë euro për Komunën e Suharekës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Marrëveshja për ndarjen e këtyre mjeteve është nënshkruar nga Kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj dhe Zëvendësministrit, Hysen Durmishi.

“Me Zv. Ministrin Hysen Durmishi sot nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëfinancim në këto projekte:
– Ndërtimi i rrugës Gjinoc- Novakë – Mamushë në vlerë 450 mijë euro;
– Ndërtimi i rrugës Baçevc- Sallagrazhdë-Greikoc- Korishë në vlerë 400 mijë euro;
– Ndërtimi i parkut dhe rregullimi i shtatoreve në qendër të Mushtishtit”, thuhet në njoftim.
Muharremaj ka falënderuar Durmishin për bashkëpunimin i cili kontribuon në zhvillimin e Komunës së Suharekës./Shqip.com
