Ndahen 5.5 milionë euro për vazhdimin e mbështetjes së stafit shëndetësor

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë mbledhjes së Qeverisë ka hedhur si propozim-vendim vazhdimin e mbështetjes për stafin shëndetësorë.
Murati sqaroj se kjo mbështetje ishte paraparë të përfundojë në muajin qershor, por duhet vazhduar për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
“Kërkoj të vazhdohet mbështetja që ka qenë për stafin shëndetësorë në kuadër të masave në luftën kundër pandemisë COVID-19. Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë të vazhdojë deri në fund të muajit qershor, pro tani me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë se mbështetja duhet të vazhdojë. Pra ajo mbështetje prej 10% mbi pagën bazë sepse konsiderojmë të nevojshme që të ketë staf të motivuar dhe të angazhuar në luftën me pandeminë”,tha ministri Murati.

Ai theksoi se parashihet të ndahen 5.5 milionë euro.
Ministriat e Qeverisë Kurti kanë votuar pro, pa asnjë abstenim dhe asnjë kundërshtim./Shqipc.om