NATO: Është jetike që Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është jetike që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut.
Përmes Twitter, Stoltenberg, ka thënës e ka biseduar me dy krerët e shteteve; Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin.
“Bisedova me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për nevojën e de-eksalimit në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg.
I spoke to @avucic of #Serbia & @albinkurti of #Kosovo about the need to de-escalate in the north of Kosovo. It’s vital both Belgrade & Pristina show restraint & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 26, 2021
Gjatë dy ditëve të fundit helikopterët serbë shihen duke patrulluar në kufirin Kosovë – Serbi.
