Lajme

Nasim Haradinaj befason ushtarin e UÇK-së nga Haga

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj

Frashër Oseku, ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, ka pranuar një telefonatë që të njëjtin e ka befasuar.

Osekun e ka thirrur ish-komandanti i luftës, Nasim Haradinaj, i cili gjendet në Hagë, duke vuajtur dënimin prej katër vite e gjysmë burgim.

“Sot qenka dita befasisë. Sa më thirri Nasim Haradinaj. Nuk di çka të them përveç që ndihem i privilegjuar. Krenar me ty Komandant”, ka shkruar Oseku.

Ushtari i Frashër Oseku dhe ish-nënkrytari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj

Përndryshe, pak ditë më parë, Nasim Haradinaj, është dënuar nga Gjykata Speciale./Shqip.com