Nagavci thotë se greva është e papranueshme: I dëmton nxënësit, shpërndarja e teksteve shkollore ka filluar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcie ka cilësuar të si të papranueshme grevën e paparalajmëruar, ajo ka thënë se mosmbajtja e mësimit i dëmton nxënësit.
“Kërkesat për kushte më të mira të punës, këto që i përmenda janë veëm disa nga veprimet që të lehtësohet puna e mësimdhënësve por mosmbajtja e mësimit i dëmton nxënësit dhe i dëmton të drejtat për arsim. Humbja e mësimit është humbje e të drejtës themelore për arsim dhe për ne është e papranueshme se vazhdimisht po përpiqemi të ofrojmë mbështetje për mësimdhënësit dhe ngritjen e nivelit në arsim”, tha Nagavci.
Nagavci po ashtu ka thënë se ministria e arsimit në koordinim me komunat dhe drejtorit komunale të arsimit i ka bërë gati të gjitha përgatitjet për fillim e procesit mësimor në shtator.
Tutje ajo ka bërë të të ditur se shpërndarja e teksteve shkollore ka filluar nëpër shkollat e komunave të Kosovës.
Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se nxënësit e klasëve të para e deri tek të nëntat do të pajisen me artikuj të rinj shkollor dhe të njëjtat, do të përcillen pas çdo viti nëse janë të përdorueshme, pa anashkaluar furnizimin me artikuj të rinj çdo vit.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit kanë paralajmëruar greva në muajin shtator.
Sindikata e Arsimit tash e sa muaj kërkon që në Ligjin e Pagave të rritet koeficienti i pagave të mësimdhënësve./SHQIP.com