Nagavci prezanton udhëzimin i cili ndihmon procesin mësimor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar udhëzimin administrativ, i cili përcakton dokumentacionin shkollor, përmbajtjen dhe formën e tyre, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit.
Ajo ka treguar edhe risitë që ka ky dokument.
“Kemi finalizuar dhe publikuar në Platformën e Diskutimeve Publike Udhëzimin Administrativ për Dokumentacionin Shkollor në Arsimin Parauniversitar, i cili përcakton dokumentacionin shkollor, përmbajtjen dhe formën e tyre, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit.
Risitë që sjellë ky dokument i rëndësishëm për punën në shkollë janë:
Harmonizon dokumentacionin shkollor sipas Kurrikulës së re;
Rregullon vlerësimin e nxënësve me ndryshimet që i parasheh UA i ri për vlerësimin e nxënësve;
Për herë të parë unifikon dokumentacionin e shkollave të muzikës dhe atyre artistike;
E zyrtarizon ditarin personal të mësimdhënësit;
Krijon mundësinë për digjitalizimin e dokumentacionit shkollor”.
Ajo tutje, ka falënderoj anëtarët e grupit punues për punën e tyre dhe ka ftuar drejtorët e shkollave, mësuesit dhe zyrtarë të tjerë të arsimit, ta lexojnë këtë udhëzim dhe të japin komentet e tyre.
Udhëzimi Administrativ është në diskutim publik deri më 11 tetor./SHQIP.com