Nagavci kërkon respektim të rregullave në Testin e Arritshmërisë

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci ka uruar nxënësit të cilët pritet që sot gjatë ditës ti nënshtrohen Testit të Arritshmërisë.
“Suksese të dashur nxënës. Sot, në ditën e parë të Testit të Arritshmërisë, 24 218 nxënës të klasave të nënta do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre” ka shkruar Nagavci.
Po ashtu Nagavci ka bërë të ditur se janë 178 qendra në të cilat do të zhvillohet testi dhe 1600 administrues të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e tij. Testi do të zgjasë 150 minuta.
Në fund Nagavci ka kërkuar respektim të rregullave nga ana e të gjithë nxënësve të cilët do ti nënshtrohet këtij testimi.
Pjesa e dytë e këtij testimi pritet të mbahet me 14 qershor./Shqip.com