Mysafirja speciale në amfiteatrin antik romak “Avgusta Trayana” flet për Shqip.com

“La traviara është opera që e dashuroj dhe do të mbetët gjatë në repertorin tim. Veçantia e saj është se fillon me festë e mbaron me tragjedi, pra është një sintezë e të gjitha emocioneve”.
Kështu është shprehur sopranoja e njohur kosovare, Besa Llugiqi, në një intervistë ekskluzive për SHQIP.com, e cila së fundi ishte mysafire speciale në galan glamuroze të operas në Bullgari.
Ajo performoi në amfiteatrin madhështor antik romak “Avgusta Trayana” në Stara Zagora.
E parapëlqyera e publikut të Stara Zagorës, sopranoja Llugiqi, dhuroi një interpretim të mahnitshëm të kompozitorëve të njohur botërorë, Niccolo Paganini dhe Franz Lehár, nga ku nuk u la pa u raportuar për interpretimin mahnitës të saj.

Ndërsa, për redaksinë, Besa ka rrëfyer fillimet e karrierës, vështirësitë dhe arritjet e saj deri më tani.
Ajo ka treguar se që nga paraqitja e parë në skenë e deri më tani numëron mbi 230 përformanca, të cilat dallojnë nga njëra-tjetra për shkak të vështirësive teknike.
Besa ka treguar se çmimi në Grand Prix në internacional “Elena Nikola”, e ka bërë që të rritet më shumë artistikisht dhe ngrohtësia që i jep publiku në paraqitjet e saj e bënë atë që të vazhdojë edhe më tutje.

Intervista e plotë:
Prej cilës moshë keni filluar të merreni më muzik?
Me muzikë kam filluar shumë herët që nga mosha 12 vjeçare, në atë kohë sigurisht mbështetjen me të madhe e kam pasur nga prindërit dhe profesori i kantos.
Cili është roli më sfidues që keni pasur në karrierë dhe a mundeni të ndani ndonjë̈ moment nga ajo skenë?
“Lucia di Lammermoor” dhe “ Thais” që në Poloni u shfaqë e rishfaqë disa herë, të dy role mjaft komplekse në interpretim dhe në ndërtimin e karakterit të tyre pa lenë anash vështirësitë teknikë që janë sfidë në vete. Mund të them që në të dyja interpretimet e këtyre roleve mbas çdo paraqitje ka pas ovacione. Në një rast është dashur që të përsëris kadencën meqë publiku nuk ndalonte se duartrokituri.
Sa është numri i paraqitjeve deri më tani?
Përafërsisht shkon deri në 230 e me shumë përformanca të shkurtra dhe ato skenike nga dita e parë në skenë.
Si jeni ndjerë pasi që keni marrë rolin kryesor në operën “La traviara” në Bullgari?
“La traviara” është opera që e dashuroj dhe do të mbetët gjatë në repertorin tim , kjo sepse vështirësitë teknike të këtij roli ishin mjaft të mëdha, por mundësitë e mia interpretuese janë mjaft komode. Veçantia e tij është se fillon me festë e mbaron me tragjedi, pra është një sinteze e të gjitha emocioneve.
Si e vlerëson paraqitjen tënde në Bullgari, pasi që publiku është̈ mahnitur nga interpretimi yt?
Një mrekulli skenike andaj jo vetëm në Bullgari po kudo e kam shijuar pa masë. Mendoj që ishte një interpretim që la mbresa meqë opereta nuk ishte forma muzikore që publiku është mësuar të dëgjoje nga unë. E kemi shijuar bashkërisht pa masë dhe u çmallëm nga ajo mundësi e gjatë skenike që na kushtëzoj me parë pandemia.
Cilën nga paraqitjet e tua i konsideron me të rëndësishmen dhe të arrirë në karrierë?
Mendoj çmimi “Grand Prix” në konkursin internacional “Elena Nikolai”, por duhet të cekë që të gjitha rolet me kanë bërë të rritëm e ta dua ma shumë profesionin që e kam zgjedhe. /SHQIP.com