Kulturë

Muzeu Etnografik në Krujë po ‘rilindë’

Muzeu Etnografik në Krujë po i nënshtrohet procesit të muzealizmit dhe konservimit të pikturave murale e punimeve artistike prej druri.

Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri i Shqipërisë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Restaurimin e këtij muzeu, Rama e quan punë të jashtë zakonshme.

“Një punë e jashtëzakonshme po bëhet për rilindjen e Muzeut Etnografik Krujë, i cili po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, procesit të muzealizimit dhe konservimit të pikturave murale e të punimeve të qëmotshme artistike të drurit”, shkroi Rama.

Muzeu Etnografik i Krujës është një tjetër sit i trashëgimisë kulturore, i cili do të restaurohet nga programi “EU4Culture”

Objektet të cilët janë vendosur në këtë muze përveçse përfaqësojnë periudha të ndryshme të historisë së vendit, pjesa më e madhe e tyre janë objekte autentike edhe sot vazhdojnë të jenë funksionale.

/Shqip.com