Lajme

Mustafa mbështet marshin “Marshojmë për Drejtësi”

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës
Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dal në mbështetje të marshit “Marshojmë për Drejtësi”.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Mustafa është shprehur se me mendje është me ata që marshojnë për Drejtësi.

“Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj  që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës  dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi”, ka thënë Mustafa.

“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim, ka shtuar më tutje Mustafa.

/Shqip.com