Lajme

Mustafa: Hashim Thaçi ka rrejt për Asociacionin

Ish-kryeministri Isa Mustafa dhe ish-presidenti, Hashim Thaçi

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se faji për marrëveshjen për Asociacionin nuk mund t’i lihet atij dhe se ish-presidenti Hashim Thaçi ka gënjyer.

Mustafa është shprehur se marrëveshja e parë është marrëveshje për themelimin e Asociacionit atë që e nënshkroi Thaçi sa ishte kryeministër dhe se në Kuvend u ratifikua me 84 vota.

“Gënjeshtër ka qenë, se vërtet ka rrejt edhe Thaçi dhe Enver Hoxhaj, rrejshin haptas sepse nënshkrimi për marrëveshjen e parë në të cilën gjashtë pikat e para janë për Asociacion sepse atje thuhet se themelohet, ajo është marrëveshje për themelimin e asociacionit. Ka shkuar në Kuvend dhe është ratifikuar me 84 vota dhe është ratifikuar me ligj dhe pastaj Kuvendi e ka ratifikuar me ligj marrëveshjen”, ka deklaruar Mustafa.

Po ashtu, Mustafa thotë se nuk e ka nënshkruar por ka dhënë parime se si të mund të bëhet statuti i Asociacionit.

“Ne nuk kemi nënshkruar, ne kemi nënshkruar parime. Kemi shtruar një rrugë se si mund të bëhet statuti i asociacionit dhe cilat janë rrugë që ai statut të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe asociacionit të jetë në harmoni me Kushtetutën. Mirëpo Thaçi këtë e ka thënë në momentet kur filloi të kërkojë zgjidhje tjetër, korrigjimin e kufijve.

Këtu ka qenë jo parimor dhe ka qenë jo i sinqertë sepse nuk mundesh ti, do të thotë e ka nënshkrimin e tij. Nuk ka mundur të shkoj marrëveshja në kuvend në shqyrtim pa nënshkrimin e Thaçit si kryeministër dhe ai ia ka propozuar Kuvendit. Qeveria Thaçi e ka dërguar atë marrëveshje për ratifikim”, tha Isa Mustafa në Tëvë1.

/Shqip.com