Lajme

Mustafa: Fjala e lirë duhet të garantohet, por vendet demokratike marrin masa për keqpërdorim

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, tha se në Kosovë po vendoset rend, e që duhet funskionim korrekt i fjalës së lirë.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, tha se secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emer “të lirisë së medias, me vetëdeklarim si shtetas i Serbisë, ta mohosh shtetin e Kosovës, të mposhtësh konkurentët tjerë në treg e që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, duke keqpërdorur adresimet si “Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi””.

Tutje, Mustafa, tha se linjat e marrjes së programeve “sportive apo të tjera përfitime në kundershtim me rendin kushtetues duke mashtruar dhe korruptuar gjithëçka qe takoni, duhet të ndalen”.

“Konkurenca në tregun e shërbimeve duhet të zhvillohet e barabartë dhe jo të bëhet praktikë që të mposhten konkurentët me kleçka që vijnë përmes pak biznismenve që vinë nga Serbia, madje edhe duke u sjellë në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm e vetëm që të deformohet tregu e të nxirren jashtë loje konkurentët lojal në tregun e lirë”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai tha se fjala e lirë duhet të garantohet por që duhet të merret parasysh se shtete me demokraci shumë të zhvilluara kanë marrë e po marrin masa për të ndaluar keqpërdorimin e fjalës se lirë sepse, sipas tij, ky keqpërdorim, shihet si arsenal armatimi i pakontrolluar. “Kjo ngase ‘fake news’, në kohet moderne, vret me shumë se sa arma”.

/Shqip.com