Lajme

Musliu: Rregullorja e re e “Prishtina Parking” do të hedhet në diskutim në shtator

Rregullorja e re e “Prishtina Parking” pritet që të hidhet në diskutim në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë muajit shtator.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Shqip.com, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.

“Ju njoftoje se ende jemi ne proces te përpilimit te rregullores dhe deri me tani diku rreth 80% e rregullores është e gatshme. Shpresoj se gjate muajit shtator rregullorja e PP do te jete e gatshme per diskutim ne KK.” ka deklaruar ai në një përgjigje për Shqip.com

Konfiskimi i veturës në rast mos pagesës

 Ndërmarrja “Prishtina Parking” ofron shërbimin e parkingut në Prishtinë për këto kategori; Parking me laura, parking me kohë të caktuar, të rezervuar si dhe për parking për banorë rezident.

Rreth 4 muaj më parë, disa nga banorët e lagjeve të ndryshme të Prishtinës kanë kundërshtuar punën e kësaj ndërmarrje dhe në muajin mars kishin protestuar para komune duke kërkuar që të ndërpritet veprimtaria e saj.

Prishtina Parking

Arsyetimi për këtë ka qenë se ata janë duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme në menaxhimin e hapësirave publike.\Shqip.com