Lajme

Musliu për videon e VV-së: Kurti rrenc i madh, kësaj radhe s’të ndihmon as përdorimi i figurës së Thaçit dhe Veselit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar për videon e postuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se kësaj radhe as përdorimi i figurës së Thaçit e Veselit nuk i ndihmon tash.

“Albin Kurti me një video të postuar në  faqen e e VV në Facebook edhe njëherë e konfirmoj që të vetmen punë që din ta bëjë është propaganda.

Albin je futur në qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe.  Kësaj radhe as përdorimi i figurës së Thaçit e Veselit  nuk të ndihmojnë dot”.

Tutje ajo ka thënë se “populli nuk po ushqehet më me propagandë e rrena”.

“Deri dje të kemi njofte pak njerëz që jemi përballë me ty, sot të njeh tërë  Kosova që je vetëm një MASHTRUES  dhe një RRENC i madh. Paguaj mësimdhënësit se mjaft i poshtërove”, ka përfunduar shkrimin ajo.

Lexo edhe:
LVV “godet” partitë politike, përmend Thaçin, Veselin, Mustafën dhe Limajn – i quan shkatërrues të shtetit

Ndryshe, LVV ka postuar një video ku shihet fotografia e Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe të tjerë – ku i ka quajtur shkatërrues të shtetit.

Në video thuhet se ata kanë keqqeverisur herë vetëm dhe herë më njëri-tjetrin dhe vetëm Lëvizja vetëvendosje ishte kundër tyre./SHQIP.com