Lajme

Musliu për Fondin e Sigurisë: Mos ju përgjigjni këtij “Fondi Plaçkitës”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka bërë sërish thirrje tek qytetarët që të mos i përgjigjen Fondit të Sigurisë, që ajo e quajti “Fond Plaçkitës” në formën se si është aktualisht.

Musliu tha se nuk është kundër Fondit të Sigurisë në parim, por është kundër tij ashtu siç është krijuar.

“Dua të shfrytëzojë rastin që fuqishëm në këtë vend të them që asnjëherë s’kam qenë kundër Fondit. Kam qenë kundër mënyrës se si u bë ky Fond. Edhe sot publikisht bëj thirrje që të mos i përgjigjeni këtij Fondi Plaçkitës siç është ky aktual”, tha Musliu gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.

Tutje, Musliu tha se Fondi duhet të jetë projekt i përhershëm dhe i mbështetur në ligj.

“Fondi duhet të krijohet si projekt i përhershëm, i mbështetur në ligj. Kështu do të bëhej një fond i qëndrueshëm dhe do të kishte adresë llogaridhëniejeje”, tha Musliu.

Uniforma e ushtarëve të FSK-së

Theksojmë se deputetja Musliu gjatë një paraqitjeje para mërgimtarëve në Gjermani, kishte bërë thirrje që të mos kontribuojnë në Fondin e Sigurisë.

Sipas Musliut, kryeministri Albin Kurti është duke e mashtruar popullin me këtë fond dhe konsideron se “ushtria nuk formohet me donacione”.

“Ai (Albin Kurti) diasporen e sheh vec si kuletë dhe si votë, asgjë më tepër. Prandaj, mos lejoni të ju keqpërdorë. Nuk bëhet ushtria e Kosovës me ndihma. Për ushtrinë e Kosovës PDK ashtu sic e ka themelu ka dhënë edhe plan konkret se si duhet të bëhet dhe forcohet ushtria”, kishte thënë Musliu./Shqip.com