Mushkolaj i përmend raportin e DASH, Abazi: Kjo është goditje nën brez

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi dhe analisti, Imer Mushkolaj kanë debatuar ashpër gjatë një emisioni televiziv.
Përplasjes mes Abazit dhe Mushkolaj ndodhën pas temave për raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, se është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni dhe raporti i DASH për lirinë e mediave në Kosovë.
“Zoti Abazi rastin e Matin Berishës po e vendos në kontekstin e një beteje politike në Slloveni dhe për një Fake News, pasi që edhe LVV e ka në diskursin e saj temën e Fake News-ave sa herë që ka kritika ndaj saj. Zoti Abazi ju po e përmendni Fake News-in, por unë po e përmendi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku ju thuhet se keni kërcënuar media”, ka deklaruar Mushkolaj në RTV Dukagjini.
Pas kësaj i menjëhershëm ka qenë reagimi i Abazit, ku ka deklaruar se DASH i referohet AGK-së kur citon kërcënimet ndaj mediave.
“Nuk e përmend Departamenti i Shtetit, por të reformohet ty, AGK-së. AGK-ja ka gënjyer. Nuk mund të godasësh nën brez. Kjo është goditje nën brez Imer. Nuk mund të fshihesh nga përgjegjësia që ke”, replikoi Abazi.
Nga ana tjetër Mushkolaj ka theksuar se nuk është pjesë e AGK-së.
“Unë nuk jam pjesë e AGK-së e as nuk përfaqësoj ata. Mos më etiketo mua kur nuk ke informata”, ka reaguar Mushkolaj.
Në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, në pjesën për lirinë e shprehjes, përfshirë edhe lirinë e mediave, është përmendur edhe kërcënimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj një medie./Shqip.com