Ekonomi

Murati takon zv/presidenten e Bankës Evropiane për Investime

Murati takon zv/presidenten e Bankës Evropiane për Investime
Murati takon zv/presidenten e Bankës Evropiane për Investime

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim delegacionin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) të kryesuar nga zëvendëspresidentja e BEI-së, Lilyana Pavlova.

Në komunikatën për media thuhet se ministri Murati ka falënderuar zëvendëspresidenten Pavlova për bashkëpunimin e suksesshëm me BEI-në përgjatë viteve, duke vënë theks në mbështetjen e bankës në investime infrastrukturore në vend.

Komunikata e plotë:

Ministri Murati priti në takim Zv. Presidenten e Bankës Evropiane, znj. Pavlova

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim delegacionin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) të kryesuar nga Zëvendëspresidentja e BEI-së, znj. Lilyana Pavlova.

Ministri Murati ka falënderuar Zëvendëspresidenten Pavlova për bashkëpunimin e suksesshëm me BEI-në përgjatë viteve, duke vënë theks në mbështetjen e BEI-së në investimeve infrastrukturore në vend. Gjithashtu, Ministri e njoftoi znj. Pavlova edhe lidhur me indikatorët e fundit makrofiskal, si dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e familjeve që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana e saj, znj. Pavlova u shpreh se BEI mbështet investimet që kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës, e të cilat integrojnë vendin tonë edhe më tej në tregun rajonal dhe atë të BE-së. Ajo nënvizoi mbështetjen për zhvillimin e infrastrukturës së qëndrueshme të transportit, projekteve të energjisë së ripërtrishme, infrastrukturës së ujit dhe ujërave të zeza, si dhe sistemeve të arsimit dhe shëndetësisë.

Së fundi u diskutua edhe mbarëvajtja e projekteve aktuale në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në projekte të tjera me interes për qytetarët e vendit tonë.

/Shqip.com