Murati: Qëndrimi i Qeverisë, në përputhje me veteranët e vërtetë

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve ka thënë se qëndrimi i Qeverisë është në përputhje me veteranët e vërtetë.
Ai ka thënë se nuk është e lehtë të jesh në krye të Ministrisë së Financave, ku duhet të prioritetizohen të gjitha çështjet.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një emisioni në RTV Dukagjini.
“Ligji për pagën minimale përveç mundësisë për rritje për pagë minimale, i bie për të gjithë të punësuarit të hiqet pjesa e tatimit për 250 eurot e para, ne kemi pasur vendimin e Qeverisë për subvencionim fillimisht në import, mos të rriten tarifat e energjisë elektrike në mënyrë të përballueshme”, ka thënë Murati.
Murati ka folur edhe për shtesat të cilat i ka dhuruar Qeveria e Kosovës.
“Shumë familje kanë fituar 200-300 euro, sepse kanë pasur pensionistë e studentë në familje”, ka theksuar ai.
Po ashtu Murati ka thënë përsëri duhet të kemi pastrim të listave të veteranëve./Shqip.com