Murati: Në vitin 2022 janë shtuar mbi 7 mijë vende pune

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.
Ai tha se kjo është dëshmia më e mirë se programi i qeverisë për rikthim të ekonomisë drejt prodhimit po funksionon.
“Përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike kemi mbështetur prodhuesit me shumë masa:
Furnizim me energji elektrike të subvencionuar, disafish më lirë se rajoni;
Shtim të kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, dhe mbulim të tarifave për garantimin e kredive;
Subvencionim të kredive investuese për zgjerim të kapaciteteve prodhuese;
Mbështetje në trajnimin e stafit, marketing e brendim, dhe pjesëmarrje në panaire brenda e jashtë vendit;
Grante për bashkëfinancim të pajisjeve;
Rritje e subvencioneve për produktet bujqësore;
Subvencion për punësimin e grave;
Subvencionim për punësimin e të rinjve;”.
Ai më tej, ka thënë se ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit.
“Gradualisht, por sigurt, drejt një ekonomie të qëndrueshme. Qeveria për prodhuesit”.
/Shqip.com