Lajme

Murati: Kurti s’do ta themelojë Asociacionin, zgjedhje nuk do të ketë në këtë kohë

Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati është shprehur se çështja e Anotacionit të Komunave Serbe është një çështje shumë e ndjeshme.

Ai thotë se kryeministri Kurti nuk do të respektojë marrëveshjen dhe kësisoj nuk do të themelojë Anotacionin.

“Për aq sa unë e njoh politikën e Kurtit nuk besoj që ai do ta zbatojë Asociacionin e sidomos jo nëse kjo nënkupton vetëm realizim të një marrëveshje dhe Asociacioni vjen pa njohje sepse realisht kjo është qëndrimi i deritanishëm se duhet të realizohen marrëveshjet. Kurti e ka futur veten në këtë situatë ku ka filluar të zbatojë marrëveshje të mëhershme dhe tash po i vjen rendi Asociacionit”, tha Murati.

Sipas Muratit, Kurti është dashur që nga fillimi të flasë për çështje kryesore në vend dhe të bëjë përpjekje që ta ndryshojë rrjedhën e bisedimeve.

“Kurti ka thënë që dialogu me Serbinë është prioriteti numër 7 ndërsa tash po na del që është kryesori”, thotë Murati.

Një nga takimet e nivelit të lartë në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Murati po ashtu është shprehur se tash për tash nuk është koha për zgjedhje në Kosovë.

“Unë nuk pres zgjedhje dhe ne është mirë të krijojmë situatë të tillë që qeveritë ta kryejnë mandatin e tyre dhe të mos kemi ndërprerje të tilla sepse kjo nuk është mire as për institucionet as për funksionimin e tyre as për mirëqenien e qytetarëve”, thotë Murati.

Ilustrim

Sa i përket çështjes së të pagjeturëve, Murati thotë se që qasja e duhur është që kjo të shtyhet dhe më shumë sesa një çështje politike të trajtohet si çështje humanitare mes dy vendeve./Shqip.com