Murati: Kurti ka aftësi të jashtëzakonshme, të gjithë ranë në lojën e tij

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka aftësi të jashtëzakonshme”, duke shtuar se “të gjithë ranë në lojën e tij”.
Këtë Murati e ka argumentuar duke thënë se Kurti i shikon sekuencat, përkundër se procesin e kryen gabim.
Ndër tjerash, ai ka thënë se Kurti në esencë nuk dëshiron të implementojë marrëveshjen me Serbinë për shkak të Asociacionit.
Por thotë se edhe Serbia nuk dëshiron ta implemtojë planin franko-gjerman, për shkak se fuqizohet Kosova në rrafshin ndërkombëtar.
“Ai ka një aftësi të jashtëzakonshme, a e keni parë e ka zbuluar edhe këtë fjalën sekuencë, dhe në sekuencim ai ka të drejtë gjithmonë, në proces ai është i huqur gjithmonë, por në sekuenca ka të drejtë. Si me u marrë me targat, dinarin, zgjedhjet, intervenimin në veri. Në sekuenca është në rregull dhe është një aftësi e jashtëzakonshme për me manipulu. Sekuenca në funksion të një qëllimi që ai e ka në esencë për mos me implementu marrëveshjen”, tha ai në T7.
“Unë kam thënë se asnjëra palë nuk e ka seriozisht zbatimin e planit franko-gjerman”, ka thënë Murati.
/Shqip.com