Lajme

Murati kërkon miratimin e buxhetit: Plotëson nevojat e qytetarëve dhe prioritetet e qeverisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se në grupin punues për buxhetin e vitit 2023 janë diskutuar dhe shqyrtuar të gjitha amandamentet pas miratimit në lexim të parë.

Ai ka deklaruar se ka pas korigjime që janë trajtuar dhe se ky buxhet i plotëson nevojat e qytetarëve.

“Është buxhet që plotëson nevojat e qytetarëve dhe prioritetet e qeverisë. Buxheti vazhdon të mirëmbajë konsolidimin fiskal dhe borxhin publik. Është buxhet që na kthen në rregullën fiskale të para pandemisë ku deficiti buxhetor është më i vogël se 2 përqind.

Ndryshimet nuk kanë ndikim sa i përket deficitit as të hyrave. Është vetëm bartje e financimit. Ka pasë korrigjime të tjera që i kemi trajtuar. Një pjesë e madhe nuk janë miratuar pasi që ministritë ose kanë plane ose janë paraparë për kohë të mëvonshme”, ka theksuar ministri Murati.

/Shqip.com