Lajme

Murati dhe Angili flasin për bashkëpunimin Kosovë-Turqi

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Përmes një komunikatë për media nga Ministria e Financave, Murati dhe Angili kanë folur për bashkëpunimin në mes dy vendeve.

“Ambasadori Angili u shpreh falënderues për ndihmën dhe solidaritetin e shtetit të Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë. Gjatë takimit Ministri potencoi se Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Turqinë, në fusha me interes për të dyja vendet. Ambasadori Angili, në anën e tij, shprehu gatishmëri për thellimin e këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Tutje, sipas Ministrisë së Financave, Ministri Murati i ka uruar mirëseardhje ambasadorit turk në Kosovë.

/Shqip.com