Mungesa e Ministrave në seancën e Kuvendit, deputetët mbesin pa përgjigje
Publikuar:
(09.03.2023 13:45:29)

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës.
Por në këtë seancë në kohën kur ishte rendi i ditës për pyetje parlamentare, shumica e ministrave të Qeverisë Kurti munguan në sallë.
Mungesa e ministrave po vazhdon të jetë njëri ndër problemet krysore.
Hajrulla Çeku,Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Liburn Aliu dhe Arbërie Nagavci ishin disa nga ministrat që munguan në seancën e Kuvendit.
Ndaj tyre deputetët e pozitës dhe opozitës patën shumë pyetje por që ministrat nuk ishin të pranishëm dhe nuk arritën ti dëgjojnë pyetjet e as të përgjigjen.
/Shqip.com