Lajme

Muja: Me çdo nismë ligjore duhet të pengohet çdo tentim që të preket Trusti

LVV

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja ka thënë se tërheqja e një pjese të Trustit paraqet efekte negative në ekonomi.

Tërheqja e kursimeve nga Fondi pensional, sipas Mujës parashihet të jetë rreth 6 milionë euro.

Sipas tij, Fondi Pensional i Kosovës llogaritet i varfër dhe nuk preferohet tërheqja e këtyre mjeteve.

“Propozimi për tërheqjen e 594 milionë eurove paraqet edhe efekte të tjera negative në ekonomi duke stimuluuar transmetimin e inflacionit në import dhe duke rënduar llogarinë rrjedhësë kombëtare përmes importit të shërbimëve. Fondi pensional ende llogaritet i varfër dhe i pamjaftueshëm për pleqëri përk tëtë arsye nuk përferohet tërhejqja e këtyre mjetëve”, tha Muja.

Muja tha se tërheqjen e Trustit e kanë refuzuar Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Trusti

Fondi Ndërkombëtar Monetar dhe Banka Botërore e kanë kundërshtuar fuqishëm mes tjerash duke nënvizuar ndikimin negative në zhvillimin e tregut të kapitalit në Kosovë dhe duke kufizuar aftësinë e Qeverisë për të financuar  investimet publike.

Muja ka shtuar se tërheqja e mjeteve të Trustit i ndihmon vetëm 5% të Trustit dhe duhet të ndalohet me nisma ligjore çdo tentim që të preken kursimet pensionale./Shqip.com