Lajme

Muja: Marrëveshja për targat ishte nënshkruar edhe në 2011 por nuk ishte zbatuar

Armend Muja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje
Armend Muja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Gjatë ditës së djeshme Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për çështjen e targave.

Lidhur me këtë marrëveshje gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur për arritjen e marrëveshjes.

Sipas Mujës kjo marrëveshje ishte nënshkruar edhe në vitin 2011 por ajo nuk është zbatuar nga ajo kohë.

“Ishte qasja dhe vendosmëria e Qeverisë së Kosovës për të ushtruar sovranitetin, zbatuar ligjin dhe luftuar strukturat kriminale në veri që kan prodhuar këto efekte. Luhatja e një ekuilibri të status-quos të sendimentuar ndër vite nuk është pa sfida. Përqëndrimi në ushtrimin e sovranitetit të brendshëm ka shpier edhe të planet dhe propozimet për përforcim dhe avancim të sovranitetit të jashtëm. Nuk duhet harruar që procesi do të jetë i vështirë dhe Serbia është akter i parashikueshëm dhe i pandershëm në raportet me Kosovën për këtë arsye kërkohet mbështetje”, tha ai.

Ai ka thënë se Qeveria duhet të kritikohet në rast të shkeljes së kushtetutës e po ashtu ka ftuar partitë opozitare që të bëhen bashkë me pozitën lidhur me këtë çështje.

“Lëvizja Vetvëndosje ka mbështetur çdo përpjekje të vendosjes së autoritetit të Kosovës dhe zbatimit të rendit dhe ligjit. Kërkojmë nga opozita që të reciprokoj këtë parim të rëndesishëm për  avancim interesa të vendit”, shtoi ai.

Pas arritjes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave ka ardhur edhe reagimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e Departamentit të SHBA-ve kërkohet normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Ne përgëzojmë më tej marrëveshjen e dy vendeve për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga BE. Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës” thuhet fillimisht në reagimin e SHBA-ve.

Po ashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës  mirëpresin vendimin e palëve për të vënë në krye të vendimmarrjes interesat e të gjithë njerëzve të tyre dhe për të ndërmarrë hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre.

“Të dy palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve” thuhet në reagim.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka shpërndarë një deklaratë të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel me dy kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia.

Borrell ka konfirmuar që ditëve të ardhshme palët do të ftohen për të diskutuar për normalizimin e plotë. Tutje, ai ka thënë se mund t’i ndërpres negociatat, nëse palët e bllokojnë procesin.

Mes tjerash, në deklaratë thuhet se palët kanë rënë dakord që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe me urgjencë të përqendrohen te normalizimi i plotë i marrëdhënieve, përmes propozimit të njohur si franko-gjerman, të mbështetur nga BE, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Të gjitha zhvillimet rreth marrveshjes se arritur gjeni ne permbledhjen LIVE

/Shqip.com