Muajt prill dhe maj- muaj të pushimeve

Muaji prill dhe maj do të jetë muaj të pushimeve.
Kjo do të ndodh për arsye se vetëm gjatë këtyre muajve, në Kosovë do të jenë gjashte ditë të javës pushim, shkruan Shqip.com.
Dita e parë e pushimit do të jetë me datën 11 prill e hënë edhe pse më 9 prill në Ditën e Kushtetutës së Kosovës i bie ditë e shtune.
Vetëm një javë më vonë përsëri nëpër institucionet e Kosovës do të jetë ditë pushimi. Me 18 prill për nder të Pashkëve Katolike përsëri do të jetë pushim edhe pse Pashkët Katolike janë me 17 prill ditë e diele.
Pushimet nuk mbarojnë këtu. Përsëri pushim do të jetë edhe me datën 25 prill për nder të Pashkëve Ortodokse.
Në muajin pasues, do të jetë pushim 1 maji për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës. Kurse, me 2 dhe 3 maj do të jetë festa e Bajramit të Madh.
Po ashtu, për ditë e Evropës, më 9 maj, punëtorët e institucioneve shtetërore do ta kenë ditë të lirë.


Në Kuvendin e Kosovës shumë herë është futur si pikë e rendit të ditës ndryshimi i kalendarit të festave zyrtare por për shkak të mungesës së deputeteve të komunitetit serb kjo pikë e rendit të ditës nuk ka dal në votim e as në diskutim.
Për ndryshim-plotësimin e ligjit për festat zyrtare nevojitet 2/3 e votave të deputeteve shqiptar dhe 2/3 e votave të komuniteteve tjera./Shqip.com