Lajme

MSH: Vaksinimi anti-COVID’19 po bëhet vetëm ditëve të punës

Vaksinimi anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se procesi i vaksinimit kundër Coronavirusit nëpër qendra po bëhet vetëm ditëve të punës, përcjell Shqip.com.

Përmes një komunikate, MSH ka bërë të ditur se kjo po bëhet pas përmbushjes së planit pesë javor ku ishte paraparë që vaksinimi të bëhet gjatë 7 ditëve të javës.

Salla e Vaksinimit, Prishtinë.

“Vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVID-19 dhe situata  epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë në trend të ulët, ndërsa ekipet e vaksinimit gjatë pesë ditëve të punës ja kanë dalë që pa asnjë problem t’i përgjigjen çdo kërkese për vaksinim”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19.

“Gjithashtu, duke qenë që gjatë javës që po mbetet pas ka filluar vaksinim edhe kundër Gripit sezonal, pas arritjes në Kosovë të 140.000 vaksinave kundër gripit sezonal, vaksinimi i kategorive që vaksinohen më këtë vaksinë bëhet gjatë pesë ditëve të javës në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i vaksinave kundër COVID-19, ashtu edhe kundër gripit sezonal është i mjaftueshëm, prandaj inkurajohen qytetarët që duhet vaksinuar që t’i shfrytëzojnë oraret e përcaktuara gjatë pesë ditëve të punës brenda javës dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, të shtunën janë regjistruar 25 raste positive me Coronavirus dhe janë dhënë shtatë mijë e 716 doza të vaksinës anti-COVID’19./SHQIP.com