Lajme

MSH tregon mënyrën e parandalimit të infektimit nga COVID-19 dhe gripi sezonal

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje nga qytetarët që të respektojnë masat gjatë festave të fundvitit për t’u mbrojtur nga infektimi me COVID-19 dhe variantet tjera, përcjell Shqip.com.

Lexo edhe:
Nëntë raste me Omicron në Kosovë

Përmes një postimi në Facebook, MSH ka treguar mënyrat se si mund të mbrohen qytetarët nga infektimi.

Masat mbrojtëse kundër COVID-19 dhe gripit sezonal.

“Masat për të mbrojtur  veten dhe të dashurit tuaj nga COVID-19 dhe variantet e tij gjatë sezonit të festave!”, thuhet ndër tjerash në postim.

Ndryshe, të dielën, janë konfirmuar nëntë raste me variantin e ri të COVID-19 – “Omicron”.

“Dy raste janë të importuara nga SHBA-të, dy nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, një rast është i importuar nga Franca, ndërsa katër raste të tjera me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës,  të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë”, thuhet në njoftimin e Institutit Kosovar të Shëndetit Publik të Kosovoës./SHQIP.com