MPB: Në fund të janarit fillon furnizimi me material për pasaporta
Publikuar:
(10.01.2023 11:11:21)

Fundi i janarit do ta gjejë Kosovën të furnizuar me material për pasaporta, letërnjoftim dhe patentë shoferë.
Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës në një përgjigje për Shqip.com.
“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material. Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në përgjigje.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, katër milionë euro i janë ndarë një kompanie gjermane për furnizim me material për dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike.
/Shqip.com