MPB-ja sqaron se si qytetarët serbë mund t’i ndërrojnë targat në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka dhënë sqarime se si qytetarët serbë mund të i ndërrojnë targat nga ato me akronime të qyteteve në RKS.
Regjistrimi i automjeteve në RKS mund te bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve ku pronari e ka vendbanimin si dhe regjistrimi mund të bëhet që nga data 1 shtator.
“Në kuadër të fushatës për regjistrimin e mjeteve me targa “RKS” të mjeteve që posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA”, qytetarët kanë adresuar një numër të pyetjeve, për të cilat përgjigjet i gjeni si në vijim. Ftojmë të gjithë qytetarët, të shfrytëzojnë këtë mundësi nga data e fillimit të regjistrimit me 1 shtator 2022- 31 tetor 2022”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Regjistrimi i veturave me targa RKS, lejohet edhe për persona të cilët kanë patentë shofer të lëshuar nga autoritetet e Serbisë si dhe nuk ka nevojë të paguhen taksa doganore.

Po ashtu, kërkohet Polica e Sigurimit e Republikës së Kosovës për regjistrimin e veturave me targa RKS.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka marrur vendim që të gjitha targat të cilat janë me akronime të qyteteve të Kosovës, të regjistrohen me RKS.
Në lidhje me këtë ka pasur shumë reagime nga ana e Serbisë, po ashtu ky ligj do të zbatohej nga 1 gushti.
Por, serbët lokal nuk e pritën mirë këtë vendim dhe kështu barrikaduan rrugët të cilat të dërgonin në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak.
Me kërkesën e partnerëve ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës pezulloji këtë vendim dhe vendimin për dokumente si masa të reciprocitetit me Serbinë me kushtin që të largohen të gjitha barrikadat nga veriu i Kosovës./Shqip.com