Mozzik kërkon lirimin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Haga
Publikuar:
(18.09.2021 13:33:47)

Reperi i njohur nga Ferizaj po vazhdonë që të përkrahë ish krerët ë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë.
Ai së fundi ka ndarë në storien e tij në Instagram dy fotografi me ish- presidentin, Hashim Thaçin si dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veselin.
Ai në mbishkrimin e postimeve, reperi ka kërkuar lirimin e tyre duke shkruar: “Free Kadri Veseli, Free Hashim Thaçi”.

E gjithë kjo vjen pasi që Mozzik njihet edhe si përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës dhe këtë gjë e ka deklaruar shumë shpesh.
Ndryshe, Mozzik sot ka zbuluar se në vitin 2022 do e lansojë albumin e ri i cili do jetë pa bashkëpunëtorë vetëm solo.

Ai ka deklaruar që ky do të jetë albumi më i mirë i lansuar nga ai ndonjëherë./SHQIP.com