Motorola përgatitet të prezantojë një telefon të ri të palosshëm

Pajisja që po paralajmërohet ka mundësi të quhet Motorola Razr+ 2023, është e pajisur me gjeneratën e parë të Snapdragon 8+ dhe do ketë 8 GB ram memorie.
Këto të dhëna përputhen me informacionin e zbuluar të specifikave që dolën kohëve të fundit, por hedh më shumë mister rreth emrit të telefonit, pasi thashethemet e mëparshme sugjeronin se do të dilte si Razr Ultra.
Telefoni i ardhshëm i palosshëm parashihet të vij me Android 13.
Gjenerata e ardhshme Moto Razr pritet të ketë një ekran të përmirësuar prej 3.5 inç, me rezolucion 1056x1066px dhe një ekran kryesor AMOLED 6.7 inç 1080×2640, me një shpejtësi rifreskimi prej 120Hz ose 144Hz.
Pritjet janë që të ketë dy kamera, 12MP dhe një sensor 32MP në pjesën e përparme të vendosur në një vrimë në brendësi.
Pajisja thuhet se do të ketë një bateri 3,640 mAh me mbështetje karikimi 33 W.
/Shqip.com