Moti sot në Kosovë

Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell por i ftohtë, ngjashëm sikur ditët tjera, përcjell Shqip.com.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës, temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 deri -2 gradë Celsius.
Kurse, temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin mes 7 deri 9 gradë Celsius.
Ndërkaq, gjatë së premtes do të fryjë erë e lehtë, deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
“Moti për dy ditë 24-25.12.202. Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHK-së./SHQIP.com