Lajme

Moti për sot: I ftohtë e me ngrica

Ilustrim.

Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjesi dhe nata parashihen me ngrica.

Ndaj apelohet te drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare./SHQIP.com