Lajme

Moti për javën e fundit të janarit

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe në javën e fundit të muajit janar do të ketë mot të ftohtë dhe me pak reshje bore.

Sipas institutit, reshjet do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona.

“Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente. Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme”, thuhet në njoftim.

Reshje të dobëta bore.

Ndërsa, temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës./Shqip.com